Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në një restorant somalez


Mogadishu, foto nga arkivi

Mogadishu, foto nga arkivi

Dy sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një restorant në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë një dhe plagosur disa persona.

Yusuf Abdi, një zyrtar policor somalez tha se një roje e sigurisë është vrarë derisa përpiqej të ndalonte sulmuesit.

Ai tha se roja në hyrje të restorantit The Village, ka shtënë mbi dy sulmuesit, të cilët përpiqeshin të hynin pa bërë kontrollin e sigurisë.

Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit, por kryengritësit e Al Shabaab, të lidhur me Al Qaedan, kanë kryer sulme të tilla në të kaluarën, edhe pasi që janë dëbuar nga vendstrehimet e tyre në shtetin lindor afrikan.
XS
SM
MD
LG