Ndërlidhjet

Thaçi: Vetëm në ëndërr autonomi për veriun


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë mundësinë e dhënies së një autonomie substanciale, veriut të banuar me shumicë serbe.

Ai, sipas RTK-së, ka thënë se kjo është “një ëndërr e kamotshme e Serbisë, por që nuk do të realizohet kurrë”.

Ai ka bërë këto komente, pak ditë para vazhdimit të dialogut, të nisur nga ai dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, para disa javësh në Bruksel.

Ky dialog ka marrë mbështetje nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton, gjatë vizitës së tyre të fundit në Kosovë e Serbi.

Thaçi është shprehur se “bisedimet politiket me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të të dyja vendeve”.
XS
SM
MD
LG