Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Dalja nga kriza do marrë 5 vjet


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të duhen “pesë ose më shumë vite” për të tejkaluar krizën e borxheve në eurozonë”.

“Duhet të përgatitemi për pesë ose më shumë vite”, ka thënë Merkel në një kongres të partisë së saj CDU, njofton agjencia e lajmeve DPA.

“Shumë investitorë nuk besojnë se do t’i mbajmë premtimet”, ka thënë ajo, duke shtuar se “duhet të demonstrojmë masat strikte, për të bindur botën se investimi në Evropë është fitimprurës”.

Para samitit qenësor të BE-së më 24-25 nëntor, Merkel pritet të takojë disa liderë evropianë.
XS
SM
MD
LG