Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon reagime të shpejta për të prekurit nga stuhia


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama iu ka thënë zyrtarëve të emergjencës që të shkurtojnë procedurat qeveritare dhe të punojnë pa u vonuar në ofrimin e ndihmës në rajonet e shkatërruara nga superstuhia Sandy.

Në një konferencë me zyrtarët nga qeveritë federale, shtetërore dhe lokale, Obama tha se asgjë nuk është më e rëndësishme sesa reagimi i duhur pas stuhisë.

Me zgjedhjet presidenciale pas tri ditësh, stuhia shkatërruese ka zhvendosur vëmendjen nga gara e ngushtë e Obamës me kandidatin republikan Mitt Romney.

Obama ka folur përmes video-konferencës me guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit, si dhe me zyrtarë komunalë për të diskutuar përpjekjet për të ndihmuar shtetet e Bregut Lindor që të rimëkëmben pas stuhisë që la të vdekur 110 persona, dhe miliona të tjerë pa energji elektrike.
XS
SM
MD
LG