Ndërlidhjet

Rimëkëmbja e ngadaltë e Nju Jorkut


Nju Jork

Nju Jork

Qyteti i Nju Jorkut po vazhdon rimëkëmbjen e ngadaltë nga pasojat e uraganit Sandy. Rreth 875 mijë njerëz mbesin pa energji elektrike, derisa të ftohtët po afrohet me temperaturat që tani janë vetëm 5 gradë Celsius.

Prefekti, Michael Bloomberg iu ka bërë thirrje banorëve të moshuar që nuk kanë ngrohje, të shkojnë nëpër strehimoret e hapura publike. Qyteti po ashtu po shpërndan 25 mijë batanije në zonat pa energji elektrike.

Qyteti dhe shumë pjesë të Nju Xhërsit fqinj vazhdojnë të përballen me mungesë të gazit dhe radhë të gjata të makinave po krijohen para pompave.

Bloomberg tha të shtunën se janë duke arritur rezervat me gaz, dhe se është optimist se mungesa do të zhduket për disa ditë.

Rreth 80 për qind të shërbimeve nëntokësore të transportit janë kthyer tashmë në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG