Ndërlidhjet

Të krishterët koptë zgjedhin Papën e ri


Kandidatët për udhëheqjen e Kishës Koptike
Kandidatët për udhëheqjen e Kishës Koptike
Të krishterët koptë të Egjiptit do të mësojnë të dielën se kush është lideri i tyre i ri.

Një djalosh i altarit me sy të lidhur, që besohet se drejtohet nga Zoti, do të zgjedhë tre nga emrat në kuti.

Papa i ri i Aleksandrisë dhe patriarku i tërë Afrikës në Detin e Shenjtë të apostulit Shën Mark, do të pasojë Papa Shenudën III. Ai vdiq në mars në moshën 88 vjeçare pas katër dekadave që qëndroi në fron.

Papa shërben si lider shpirtëror i të krishterëve koptë të vendit, që përbëjnë mes 6-10 për qind të popullatës 83 milionëshe të Egjiptit.

Analistët thonë se të krishterët koptë të Egjiptit janë të shqetësuar me ardhjen në pushtet të presidentit të parë islamik Mohamed Morsi, i cili ka premtuar se do të jetë president i të “gjithë egjiptianëve”.
XS
SM
MD
LG