Ndërlidhjet

Shpërthim në Bengazi


Militantë në Bengazi

Militantë në Bengazi

Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një stacioni të policisë në qytetin më të madh të Libisë, Bengazi të shtunën.

Zyrtarët thanë se katër zyrtarë të policisë janë lënduar, në sulmin e fundit të një serie sulmesh ndaj zyrtarëve të sigurisë në Bengazi. Shpërthimi ka shkatërruar tri makina dhe ka dëmtuar stacionin e policisë dhe ndërtesat e afërta.

Qeveria e Libisë po lufton për të vënë në kontroll individët e armatosur dhe milicinë që ka fituar fuqi gjatë konfliktit të armatosur për rrëzimin e Muamer Gadafit në vitin e kaluar. Bengazi ka qenë vendlindja e revoltës.

Në Bengazi këtë vit janë shënuar disa sulme kundër të dërguarve ndërkombëtarë dhe ndërtesave zyrtare. Në muajin e kaluar, ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë u vranë nga një sulm me mortaja në konsullatën amerikane në Bengazi.
XS
SM
MD
LG