Ndërlidhjet

Fushatë maratonë e Obamës dhe Romney-t


Presidenti amerikan Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney
Kanë mbetur vetëm dy ditë të fushatës elektorale paa zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sondazhet flasin për një garë shumë të ngushtë apo të barabartë mes presidentit Barack Obama dhe sfiduesit të tij republikan Mitt Romney.

Të shtunën, kandidatët kanë bërë secili nga shtatë ndalesa në kuadër të fushatës në shtetet e papërcaktuara, të cilat do të vendosin të martën se kush do ta udhëheqë Shtëpinë e Bardhë.

Java e fundit e fushatës elektorale në SHBA ka mbetur në hije si pasojë e superstuhisë Sandy që goditi bregun lindor, duke lënë të vdekur mbi 100 persona.
XS
SM
MD
LG