Ndërlidhjet

Kisha zemërohet ndaj reklamës së pazakonshme për arkivolët


Ilustrim
Ilustrim
Një kompani polake që prodhon arkivolë ka zemëruar kishën katolike, duke u munduar që ta stimulojë biznesin e vet me një kalendar, në të cilin shfaqen modele gjysmë të zhveshura, duke pozuar afër arkivoleve.

Një nga fotografitë për kalendarin e vitit 2013 paraqet një modele bionde, që ka të veshur vetëm një rrip të hollë dhe me një gjarpër rreth qafës së saj, mbështetet në arkivol.

Në një tjetër fotografi, një grua me një korse të kuq të thellë, shfaqet duke i hequr zemrën një personi të shtrirë në arkivol.
XS
SM
MD
LG