Ndërlidhjet

Shembet ndërtesa, 4 të vdekur në tregun kirgiz


Osh, Kirgizi

Osh, Kirgizi

Katër persona janë gjetur të vdekur në rrënojat e një tregu në rajonin jugor të Oshit në Kirgizi, pas rrëzimit të një kati prej betoni.

Pesë persona janë shtruar në spital, kanë thënë zyrtarët kirgizë, derisa po vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Kolapsi ndodhi në zonën e tualeteve në tregun Kara-Sui, tregu më i madh në Kirgizinë jugore.

Të gjitha viktimat thuhet se janë kirgizë, edhe pse tregu kryesisht është i mbushur me tregtarë nga Uzbekistani fqinj dhe nga Kina.
XS
SM
MD
LG