Ndërlidhjet

Ekipi bullgar shkarkon 4 futbollistë


Ilustrim
Ilustrim
Një ekip futbollistik në Bullgari do të shkarkojë katër lojtarët që kanë refuzuar të luajnë në dy lojë, në shenjë proteste ndaj mospagesës.

Minyor Pernik tha se kapiteni maqedonas Vanco Trajanov, sulmuesi Krum Bibishkov, mesfushori Milen Vasilev dhe mbrojtësi Borislav Stoychev “nuk meritojnë ndërresat tona dhe vlerat që ato i prezantojnë”.

Minyor Pernik, që po përballet me telashe financiare, është në fund të tabelës në ligën e parë të Bullgarisë.

Kjo nuk është hera e parë që ndonjë ekip bullgar merr vendime të tilla drastike. Në muajin qershor, CSKA e Sofjes shkarkoi nëntë lojtarë pasi që ekipi u diksualifikua nga Liga e Evropës në raundin e dytë kualifikues.
XS
SM
MD
LG