Ndërlidhjet

Komunistët kinezë përjashtojnë zyrtarë të lartë


Ilustrim
Ilustrim
Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar ish politikanin e lartë Bo Xilai, duke shtruar rrugën për përndjekjen e tij mbi akuzat, përfshirë mbulimin e krimit të gruas së tij, që dyshohet se e ka vrarë një biznesmen britanik.

Vendimi është marrë në një takim me dyer të mbylluar të Komitetit Qendror të partisë, që ishte i fundit para hapjes së kongresit të enjten, në të cilin kreu i partisë Hu Jintao pritet t’ia dorëzojë pushtetin nënpresidentit Xi Jinping.

Komiteti Qendror përjashtoi edhe ish kreun e hekurudhave Liu Zhijun, i cili u shkarkua në vitin 2011 për “shkelje serioze disiplinore”.
XS
SM
MD
LG