Ndërlidhjet

Marsh nacionalist në Rusi


Moske
Moske
Policia në Moskë tha se rreth 6 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një marsh të nacionalistëve rusë për të shënuar Ditën e Unitetit Kombëtar.

Tubimi ishte në mesin e shumë të ngjashmëve që u mbajtën në shtet, nën moton “Marshi rus”.

Organziatorët e një tubimi të lejuar në Moskë thanë se aty kanë marrë pjesë rreth 20 mijë njerëz.

Rreth 25 pjesëmarrës janë arrestuar për shkak se kanë bartur shenja të ndaluara naziste.

Në njërin nga tubimet ka marrë pjesë lideri opozitar Aleksei Navalni.
XS
SM
MD
LG