Ndërlidhjet

Çekia mposht Serbinë, fiton Fed Cup-in


Tenistet çeke dhe serbe, Pragë, nëntor, 2012
Tenistet çeke dhe serbe, Pragë, nëntor, 2012
Republika Çeke ka fituar të dielën titullin e dytë radhazi në tenisin e femrave, Fed Cup, duke mposhtur ekipin e Serbisë.

Në ndeshjen vendimtare, ylli çek, Lucie Safarova e mposhti Jelena Jankoviqin me rezultat 6-1, 6-1.

Çeket morën udhëheqjen të shtunën, me rezultat 2-0, por Ana Ivanoviq e Serbisë e uli atë në 2-1 të dielën në mëngjes, duke e mposhtur tenisten numër tetë të botës Petra Kvitova 6-3, 7-5.

Kjo ishte paraqitja e parë e Serbisë në finalen në Fed Cup. Në vitin e kaluar, Republika Çeke fitoi trofeun në Moskë duke mposhtur Rusinë me rezultat 3-2.
XS
SM
MD
LG