Ndërlidhjet

Hashemi dënohet me vdekje për herë të tretë


Tareq al-Hashemi
Tareq al-Hashemi
Nënpresidenti i arratisur irakian Tareq al-Hashemi është dënuar për herë të tretë me vdekje nga një gjykatë e Bagdadit, derisa procesi gjyqësor kundër tij është bërë në mungesë.

Ai u akuzua për përfshirje në një sulm që kishte në shënjestër shiitët irakianë.

Gjykata dënoi në mungesë edhe dhëndrrin e Hashemit, Ahmed Qahtanin, po ashtu me vdekje, në lidhje me incidentin e njëjtë.

Hashemi, një kritik i zëshëm i kryeministrit shiit Nuri al-Maliki, ka ikur nga Iraku në dhjetorin e kaluar, dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG