Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jorku në krizë të strehimit të banorëve


Nju Jork

Nju Jork

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se mijëra njerëz që nuk kanë energji elektrike, si pasojë e uraganit Sandy, duhet të strehohen përkohësisht në vendbanime të tjera, për shkak të temperaturave të ulëta.

Majori i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka thënë se rreth 40,000 njerëz vetëm të këtij qyteti do të duhet të strehohen përkohësisht.

Bloomberg ka thënë se i ftohti është “sfida më e ngutshme” si pasojë e stuhisë.

Të paktën 111 njerëz kanë humbur jetën nga Sandy në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 41 në qytetin e Nju Jorkut.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten pa shtëpi ose vazhdojnë të jetojnë pa energji elektrike.

Sandy ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG