Ndërlidhjet

Evropa dhe Azia nisin samitin dyditor


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësit e Evropës dhe të Azisë mblidhen sot në Laos për bisedime dyditëshe.

Në krye të agjendës së Takimit të nëntë Azi-Evropë do të jetë tregtia midis dy rajoneve gjatë klimës së vështirë ekonomike.

Krerët e shteteve evropiane dhe aziatike, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit, që do të zhvillohet pasdite.

Bisedimet do të përfshijnë edhe situatën globale ekonomike, përkatësisht krizën e borxheve në Evropë dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë dhe Indi.

Takimi Azi-Evropë ka 52 partnerë nga të dy kontinentet dhe është themeluar në vitin 1996.
XS
SM
MD
LG