Ndërlidhjet

Disenjatorja e Nju Jorkut dhe veshjet islamike


Veshjet e disenjuara nga Nzinga Knight

Veshjet e disenjuara nga Nzinga Knight

Disenjatorja e modës, amerikanja myslimane, Nzinga Knight gjendet në një biznes që zakonisht lë pak hapësirë për imagjinatë.

Por, në një qytet, ku dominojnë dekoltetë dhe minifundet, disenjet e saj e kanë rrëmbyer vëmendjen e Nju Jorkut.

Knight po përpiqet ta ndryshojë perceptimin se veshja islamike synon fshehjen e bukurisë femërore.

Ajo shpjegon ambiciet e saj.

Nzinga Knight

Nzinga Knight

Dëshiroj që gruaja të ndjehet femërore, joshëse dhe e e bukur. Dua që të ndjehet e sigurt në veshjen e saj. Dua të ndjehet sensuale, seksi dhe gjëra të tilla. Dua të njehet rehatshëm”, shprehet Knight.

Linja e saj e dytë dhe e fundit, e cila përmban fustane me ngjyra dhe modele të ndryshme ka bërë debutimin në javën e Modës në Nju Jork, në muajin shtator.

Modelet e saj, të gjitha me trup të mbuluar, përveç duarve, qafës dhe fytyrës, reklamuan veshjet krahas modeleve të veshura me fjalën e fundit të modës.

Prindërit e Knight-it, që janë nga Guyana dhe ishulli i Trinidadit në Karaibe, janë konvertuar në myslimanë pasi që kanë ardhur në Nju Jork si të rinj.

Ajo thotë se stili i saj rrjedh nga rrënjët e saj karibeane dhe veshjet “e reja dhe kozmopolite” të Nju Jorkut- për të mos përmendur këtu rritjen mes gjashtë motrave rrobaqepëse.

Zgjedhja e saj për t’u veshur në mënyrë modeste, dhe disejnimi i veshjeve për gratë që kanë të njëjtin qëllim, nuk ka të bëjë vetëm me besimin.

Unë e vlerësoj mbulesën. Jam e informuar për të nga pikëpamja islamike, por e përqafoj atë nga vlerat e mia, në lidhje me atë se çka ajo bën për një grua. Mbulesa e lartëson gruan”, shprehet Knight.

Ajo thotë se “konceptimi i gabuar” për modën islamike është se veshjen bëhen vetëm për myslimanët. Por, ajo thotë se klientet e saj vijnë nga të gjitha besimet dhe etnitë, përfshirë edhe personalitete të larta, që ka kuptim, kur merret parasysh çmimi: bluzat dhe fundet nisin nga 365 dollarë, dhe fustanet nga 1 mijë e 200 në 3 mijë e 500 dollarë.

Koleksioni i saj i parë është shitur në dyqanet në Dubai dhe Abu Dabi, dhe ajo shpesh merr kërkesa nga gratë në Malajzi dhe Pakistan, në mes të shumë shteteve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Juglindore, që gjithashtu janë të interesuara për disejnet e saj.

Disenjet vizionare të Knight-it janë pjesë e një trendi në rritje.

Në muajin prill, disejnatorja Barjis Chohan i tha britanikes “The Guardian” se moda islamike paraqet 96 miliardë dollarë të industrisë globale.

Një agjenci modelesh në Nju Jork për modelet myslimane, e quajtur Underwraps, ka mbajtur perfomansën e parë në shtator.

Knight thotë se misioni i saj është personal: për të rritur respektin dhe vlerësimin për figurën femërore.

Këto veshje mundësojnë atë ndjenjën që dikush po të shikon, se po të vlerëson lart, ndryshe nga të shikuarit si një copë mishi, për shkak se ata shohin tërë lëkurën tuaj”, thotë Knight.(a.i.)


XS
SM
MD
LG