Ndërlidhjet

Boeingu i ri realizon fluturimin e parë komercial


Dreamliner

Dreamliner

Aeroplani i ri Boeingut “Dreamliner” 787 ka realizuar fluturimin e parë komercial në Shtetet e Bashkuara, duke fluturuar nga Hjustoni në Çikago.

Fluturimi është operuar nga United Airlines – kompania e parë ajrore në SHBA, e cila ka marrë aeroplanin më të ri të Boeingut.

Shefi ekzekutiv i United Airlines, Jeff Smisek, ka qenë në fluturimin e së dielës dhe ka thënë se “787-a është aeroplan udhëheqës në botë”.

“Dreamlines” thuhet se është më i qetë dhe më i rehatshëm se aeroplanët e krahasueshëm. Ai mund të bartë deri në 290 pasagjerë.
XS
SM
MD
LG