Ndërlidhjet

Kryeministri Thaçi udhëton në Kroaci


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, nesër dhe pasnesër, Thaçi do të ketë takime me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, kryeministrin Zoran Millanoviq dhe me kryetarin e Parlamentit, Josip Leko, njofton kabineti i kryeministrit.

Temë bosht e takimeve mësohet se do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Kroacisë, thellimi i këtij bashkëpunimi dhe mbështetja e Kroacisë për perspektivën evropiane të Kosovës.
XS
SM
MD
LG