Ndërlidhjet

Obama dhe Romney: "Luftë" për votuesit e pavendosur


Lufta në minutat e fundit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Lufta në minutat e fundit

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka hyrë sot në ditën e fundit. Presidenti Barack Obama dhe sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney, janë mbërthyer në garë të ngushtë, vetëm një ditë para se amerikanët të votojnë njërin prej tyre.

Fituesi i presidencialeve në Shtetet e Bashkuara nuk është kandidati që siguron numrin më të madh të votave popullore, por ai që kap të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Çdo shtet ka një pjesë të votave zgjedhore.

Ohajo dhe 18 votat e tij zgjedhore nga analistët shihen si një çelës i mundshëm i suksesit të kandidatëve në zgjedhje.

Edhe Obama, edhe Romney kanë ndaluar në këtë shtet për të bindur votuesit se përse duhet të votohen.

Mitt Romney
Mitt Romney
Romney u ka thënë qytetarëve në Ohajo se Obama ka arritur pak gjatë mandatit të parë si president dhe se nuk meriton një tjetër.

Do t’iu kërkoj atyre që të lënë mënjanë fjalimet, reklamat, të gjitha sulmet dhe të shikojnë në të dhënat. Ndryshimi nuk mund të matet me fjalë dhe fjalime. Ndryshimi matet me arritje, andaj le t’i shohim ato të dhëna”, ka thënë Romney.

Gjatë ndalesës së tij në shtetin verilindor të Nju Hempshirit, Obama ka thënë se do të punojë fuqishëm për të sjellë ndryshime të vërteta.

Ju e dini se ku qëndroj dhe ju e dini se në çfarë besoj. Ju e dini se them të vërtetën dhe ju e dini se do të luftoj për ju dhe familjet e juaja çdo ditë, sa më shumë që të mundem. Andaj, kur të pyesni veten se kush do të luftojë për mua dhe kush do t’i sjellë ndryshimet e vërteta, ju e dini se unë e di se cili është ndryshimi i vërtetë, sepse kam luftuar për të së bashku me ju”, ka thënë Obama.

Barack Obama
Barack Obama
Në Nju Hempshir, Obamës i është bashkuar edhe ish-presidenti Bill Clinton. Ai ka thënë se presidenti aktual, para katër vjetësh, ka gjetur katastrofë të madhe ekonomike, porse me duar të fuqishme, “ka arritur të largojë Shtetet e Bashkuara nga skenari më i keq”.

Obama dhe Romney do të përpiqen sot që të bindin votuesit e pavendosur.

Rreth 30 milionë njerëz tashmë kanë hedhur votat e tyre në 34 shtete dhe në Qarkun e Kolumbisë, ndonëse asnjëra prej tyre nuk do të numërohet deri në ditën e zgjedhjeve.

Obama dhe Romney kanë mospajtimet më të mëdha në hapat që duhet t’i ndërmarrë vendi për trajtimin e ekonomisë së ngadaltë dhe papunësisë së lartë.

Sondazhet e fundit të ABC News dhe të Washington Post-it, megjithatë, kanë treguar se të dy kandidatët gëzojnë mbështetjen e 48 për qind të votuesve.

Sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme, në zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të shpenzohen 2.6 miliardë dollarë. Shuma paraqet rënie nga viti 2008, kur janë shpenzuar 2.8 miliardë dollarë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG