Ndërlidhjet

logo-print

Mediat serbe: Përpjekje për të vrarë Nikolliqin


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq.

Një oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me veturën e tij zyrtare, ka bërë përpjekje të përplaset me kolonën e eskortës, e cila ka shoqëruar presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, shkruajnë mediat serbe.

Sipas gazetës "Kurir", oficeri i lartë i MPB-së ka bërë përpjekje të bëjë atentat ndaj Nikolliqit.

Presidenca serbe ka konfirmuar incidentin, i cili ka ndodhur të premten.

Gazeta "Blic", në anën tjetër, shkruan se bëhet fjalë për automjetin e kreut të policisë rrugore, Dragisha Simiq, porse në momentin e incidentit "ai drejtohej nga shoferi i tij".

Incidenti thuhet se ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish.

Po sipas mediave serbe, Nikolliq ka shfaqur bindjen se do të hetohen të gjitha rrethanat e incidentit.

Ai ka thënë se ka besim në pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
XS
SM
MD
LG