Ndërlidhjet

Nga shpërthimet me bombë, dy të vrarë në Bahrejn


Pamje pas një shpërthimi në Manama (Foto nga Arkivi)

Pamje pas një shpërthimi në Manama (Foto nga Arkivi)

Një seri shpërthimesh me bomba lanë të vrarë sot dy njerëz në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama.

Policia thotë se viktimat ishin punëtorë emigrantë aziatikë. Bëhet e ditur se një person i tretë është lënduar nga këto shpërthime.

Sipas policisë, shpërthimet janë shkaktuar nga bomba të bëra vetë në shtëpi. Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve i përshkruajti shpërthimet si “akte terroriste”.
XS
SM
MD
LG