Ndërlidhjet

logo-print

Njihuni me zgjedhjet në SHBA përmes Radios Evropa e Lirë


Presidenti Obama (djathtas) dhe guvernatori Romney (majtas)

Presidenti Obama (djathtas) dhe guvernatori Romney (majtas)

Zgjedhjet e 6 nëntorit në Shtetet e Bashkuara do të ndiqen nga miliona njerëz përmes transmetimeve të Radios Evropa e Lirë.

Këtë vit, korrespondentët e Radios Evropa e Lirë do të ofrojnë një mbulim më të gjerë se kurrë – përfshirë: blog live, analiza të ekspertëve dhe harta interaktive.

Radio Evropa e Lirë do t’iu sigurojë dëgjuesve/lexuesve të saj hartën në kohë reale, të cilën do ta diktojnë votat e numëruara.

Të gjitha këto kanë për qëllim t’i shpjegojnë audiencës se si demokracia më e fuqishme në botë zgjedh presidentin e ri.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Barack Obama, dhe kandidati republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG