Ndërlidhjet

Afganistani kritikon ICG-në për raportin e fundit


Presidenti afgan, Hamid Karzai gjatë një vizite në provincën Faryab (28 tetor 2012)
Presidenti afgan, Hamid Karzai gjatë një vizite në provincën Faryab (28 tetor 2012)
Qeveria e Afganistanit është duke konsideruar ndërmarrjen e veprimeve kundër Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), me bazë në Evropë.

Aimal Faizi, një zëdhënës i presidentit, Hamid Karzaim tha sot veprimet e ICG-së në Afganistan kanë qenë të motivuara politikisht dhe se vlerësimet e tyre për situatën në vend nuk janë të besueshme.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave muajin e kaluar lëshoi një raport kritik ndaj Karzait, duke thënë se kryeministri afgan është më i interesuar në mbajtjen e fuqive të tij personale sesa në krijimin e një stabiliteti afatgjatë në vend. Raporti gjithashtu thotë se shteti afgan mund të bie në kolaps dhe se një luftë civile mund të pasojë pas tërheqjes së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Andrew Stroehlein nga ICG i tha Radios Evropa e Lirë se grupi nuk ka marrë asnjë fjalë direkte lidhur me këtë çështje nga autoritetet afgane.
XS
SM
MD
LG