Ndërlidhjet

logo-print

Proteston opozita ukrainase, kërcënon me bojkot të parlamentit


Pamje nga protesta e sotme në Kiev

Pamje nga protesta e sotme në Kiev

Partitë opozitare në Ukrainë kanë mbajtur protesta në Kiev, për të kundërshtuar manipulimet që supozohet se janë bërë në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Më shumë se 1000 përkrahës të opozitës kanë protestuar sot para zyreve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partitë Opozitare, përfshirë partinë e ish-kryeministres së burgosur, Julia Tymoshenko, “Atdheu” dhe partinë Udar, të ish-kampionit botëror të boksit, Vitali Klitschko, kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë parlamentin e sapozgjedhur në Ukrainë.

Partia në pushtet e presidentin Viktor Yanukovych dhe aleatët e tij duket se kanë fituar shumicën e votave, me më shumë se 225 nga 450 ulëset e parlamentit.

Ndërkohë, OSBE-ja i ka quajtur zgjedhjet e fundit si një kthim mbrapa në demokracinë e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG