Ndërlidhjet

logo-print

Uzbeskistan: Dënohen tri gra se kanë spiunuar për Taxhikistanin


Ilustrim

Ilustrim


Zyrtarët e Uzbekistanit kanë lajmëruar se tri gra nga rajoni juglindor i Surhondaryo janë dënuar se kanë spiunuar për vendin fqinj, Taxhikistanin.

Përmes një njoftimi në televizion thuhet se gratë janë dënuar ndërmjet 14 dhe 15 vjet burgim.

Hetuesit thonë se dy nga gratë janë qytetare të Uzbekistanit ndërsa e treta është një grua e lindur në Taxhikistan, por që nuk ka asnjë nënshtetësi.

Sipas hetuesve, gratë kanë marrë para nga shërbimet sekrete të Taxhikistanit për informata mbi ushtrinë uzbeke dhe ndërtesat e sundimit të ligjit.

Hollësi të tjera rreth këtij rasti ende nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG