Ndërlidhjet

Arrestohen të dyshuarit ukrainas për tregëti të veshkave


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë sot se një grup që në mënyrë ilegale ka bërë tregëtimin e veshkëve të njerëzve, është arrestuar.

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret thuhet se grupi është udhëhequr nga një burrë 34 vjeçar, që ka dosje kriminale.

Ai dyshohet se ka bindur të paktën shtatë ukrainas me të ardhura të ulëta që t’i shesin veshkët e tyre për 10 mijë dollarë, në klinika mjekësore në Shri Lanka, Kosta Rika dhe Ekuador.

Deklarata thotë se operacionet janë kryer në vitin 2011 dhe 2012.

Lideri i grupit dhe dy shitës të tjerë të mundshëm janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar Boryspil në Kiev, përderisa ishin nisur për në Madrid.

Njoftohet se kanë filluar hetimet lidhur me aktivitetet e grupit.
XS
SM
MD
LG