Ndërlidhjet

Arrestohet një person që gjuajti në drejtim të zyrës së Erdoganit


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Agjencitë e lajmeve turke njoftojne se policia ka arrestuar një person që ka gjuajtur në drejtim të zyrës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara.

Televizioni privat turk NTV thotë se tri gjuajtje janë dëgjuar sot në afërsi të njërës prej hyrjeve të zyrës.

Incidenti ndodhi pasi ministrat u mblodhën për një takim kabineti me Erdoganin. Ende nuk është e qartë nëse dikush është lënduar nga ky incident.
XS
SM
MD
LG