Ndërlidhjet

Katër persona paraburgosen për shitblerje të paligjshme të arit


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar i EULEX-it ka caktuar masën prej një muaji paraburgim ndaj katër personave, të cilët u arrestuan ditën e premte, gjatë një operacioni të përbashkët të udhëhequr nga Drejtoria e Policisë së Kosovës kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, prokurorët e EULEX-it dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Katër të dyshuarit akuzohen për veprat penale të pranimit të mallrave të vjedhura dhe të mashtrimit. Ata u arrestuan gjatë përpjekjeve për ta kryer një shitblerje të paligjshme të arit. Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe e arit.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i.
XS
SM
MD
LG