Ndërlidhjet

Aktivisti bjellorus i opozitës vendosë të qëndrojë jashtë vendit


Ish kandidati pë president të Bjellorusisë, Andrey Sannikau

Ish kandidati pë president të Bjellorusisë, Andrey Sannikau

Një ish-sekretar për media i kandidatit opozitar për president të Bjellorusisë ka vendosur që të qëndrojë jashtë vendit.

Alyaksandr Atrashchankau kishte punuar për Andrey Sannikau gjatë fushatës së tij zgjedhore për president në vitin 2010.

Atrashchankau i tha sot Radios Evropa e Lirë se ai ka vendosur që të mos kthehet në Bjellorusi, pas pjesëmarrjes së tij në një konferencë ndërkombëtare në Varshavë.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi Sannikau i tha Evropës së Lirë se kishtë marrë azil politik në Britani të Madhe.

Në vitin 2010, në zgjedhjet presidenciale, Sannikau ishte rënditur i dyti, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.

Sanikkau, bashkë me Atrashchankau, ishin arrestuar dhe dënuar me disa vjet burgim, nën akuzat për organizimin e trazirave masive.

Atrashchankau ishte falur dhe liruar nga burgu në shtator të vitit 2011, ndërsa Sannikau në prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG