Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian dhe Azia hapën punimet e samitit dy-ditor


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në hapje të ceremonisë së Samitit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në hapje të ceremonisë së Samitit

Liderë nga Evropa dhe Azia po marrin pjesë në samitin dy-ditor në Laos.

Në krye të agjendës së takimit të nëntë, Azi-Evropë, do të jetë tregtia midis dy rajoneve gjatë klimës së vështirë ekonomike.

Samitin e hapën Sekretari i Përgjithshëm i Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore, Surin Pitsuwan, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Bisedimet do të përfshijnë edhe situatën globale ekonomike, përkatësisht krizën e borxheve në Evropë dhe ngadalësimin e ekonomisë në Kinë dhe Indi.

Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao u tha pjesëmarrësve se institucionet më të rëndësishme ekonomike kanë nevojë për një plan të qartë dhe të qëndrueshëm, për ta zgjidhur krizën e borxheve në Bashkimin Evropian.

Takimi Azi-Evropë ka 52 partnerë nga të dy kontinentet dhe është themeluar në vitin 1996.
XS
SM
MD
LG