Ndërlidhjet

Merret në pyetje personi që gjuajti në drejtim të zyrës së Erdoganit


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Agjencitë e lajmeve turke njoftojne se policia ka arrestuar një person që ka gjuajtur në drejtim të zyrës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara.

Televizioni privat turk NTV thotë se tri gjuajtje janë dëgjuar sot në afërsi të njërës prej hyrjeve të zyrës.

I dyshuari është marrë menjëherë në pyetje nga policia. Ende nuk është e qartë se si sulmuesi me armë ka arritur të depërtojë dhe t’i kalojë masat e rrepta të sigurisë së kompleksit të kryeministrisë.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky incident, i cili ndodhi pasi ministrat qeveritarë u mblodhën në një takim kabineti me Erdoganin.

Incidenti vjen në mes të trazirave dhe luftimeve ndërmjet forcave turke të sigurisë dhe anëtarëve të Partisë së Punës së Kurdistanit, gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG