Ndërlidhjet

Bashir do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për kontrolle mjekësore


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir
Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir
Media shtetërore e Sudanit tha sot se presidenti Omar al-Bashir do të udhëtojë për në Arabinë Saudite për një kontroll mjekësor, pas një infektimi në fyt.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të ndodhë vizita. Agjencia e lajmeve SUNA e ka cituar një burim nga zyra e Bashirit se presidenti është “mirë me shëndet” dhe se është duke i vazhduar normalisht të gjitha obligimet e veta.

Muajin e kaluar, një zyrtar i qeverisë njoftoi se Bashir i ishte nënshtruar një operacioni në telat e zërit, në muajin gusht në Katar.

Bashit, i cili e ka sunduar Sudanin për 23 vjet, ka mbajtur disa tubime publike gjatë muajve të fundit, duke nxitur spekulimet e mediave lidhur me shëndetin e tij.

Ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për krimet e luftës që dyshohet se i ka kryer në rajonin perëndimor të Darfurit. Ai në vazhdimësi i mohon këto akuza.
XS
SM
MD
LG