Ndërlidhjet

Mafiozët rusë, përfituesit më të mëdhenj të ndihmave të BE-së në Qipro


Qipro

Qipro

Revista gjermane “Der Spiegel” raportoi sot se rusët e pasur, përfshirë mafiozët, do të jenë përfituesit më të mëdhenj të paketës së ndihmës së BE-së për Qipron.

Revista javore ka cituar një raport të përgatitur nga Agjencia Gjermane e Inteligjencës për shpëlarjen e parave në Qipro.

Ky vend është i njohur si strehë e taksave të bizneseve ruse që kërkojnë mbrojtje nga klima e çrregullt e investimeve në vendet e tyre.

Sipas raportit, rusët kanë deponuar më shumë se 20 miliard euro në Qipro vetëm vitin e kaluar.

Qipro, e cila u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2004, thotë se i ka forcuar ligjet kundër shpëlarjes së parave, në përputhje me rregullativat ndërkombëtare.

Ndërsa revista gjermane, e cila citon Agjencinë Gjermane të Inteligjencës dhe zyrtarët evropianë, thotë se ende ka dyshime të mëdha rreth zbatimit të këtyre ligjeve.

Qipro është duke zhvilluar bisedime lidhur me kushtet e një ndihme prej rreth 10 miliard eurosh nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG