Ndërlidhjet

MTV mbledhë fonde për rregullimin e zonave bregdetare të Nju Xhërsit


Shkatërrimi i zonës bregdetare Seaside Heights, New Jersey

Shkatërrimi i zonës bregdetare Seaside Heights, New Jersey

MTV, që është krijues i produktit televiziv, “Jersey Shore”, planifikon që përmes një programi televiziv të mbledhë fonde për rindërtimin e vijës së shkatërruar bregdetare të Nju Xhërsit.

Programi pritet të transmetohet më 15 nëntor nga studiot e MTV-së në Times Square në qytetin e Nju Jorkut. Aty do të prezantohet ekipi pjesëmarrës në “Jersey Shore”, bashkë me të ftuar të tjerë.

Rrjeti njoftoi sot se programi do të bëjë apel për kontribute për ndërtimin e “Seaside Heights”, zemrën e bregdetit të Xhërsit dhe vendin ku janë xhiruar seritë e “Jersey Shore”.

MTV do ta lansojë këtë aktivitet në partneritet me “Arkitekturën e Njerëzimit”, një organizatë jo-fitimprurëse që ofron shërbime të ndërtimtarisë dhe dizajnit për komunitetet në nevojë.

Seaside Heights është në mesin e shumë zonave bregdetare që u shkatërruan javën e kaluar nga stuhia Sandy.
XS
SM
MD
LG