Ndërlidhjet

SHBA-ja vendos sanksione kundër rrjetit Haqqani


Gjatë një aksioni pë arrestimin e një terroristi në Pakistan (Foto nga Arkivi)
Gjatë një aksioni pë arrestimin e një terroristi në Pakistan (Foto nga Arkivi)
Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur sot shefin e operacioneve vetëvrasëse të rrjetit Haqqani terrorist ndërkombëtar dhe kanë imponuar sanksione financiare kundër tij.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Qari Zakir është përgjegjës për planet për sulme vetëvrasëse të grupit militant, me bazë në Pakistan, dhe gjithashtu për trajnimin e luftëtarëve në përdorimin e armëve të rënda dhe pajisjeve shpërthyese.

Gjithashtu thuhet se Zakir është komandant operativ i rrjetit në disa provinca afgane.

Vendimi i bllokon të gjitha asetet e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ndalon çfarëdo transaksioni me të.

Ky veprim vjen pas vendimit të muajit shtator të Uashingtonit që rrjetin Haqqani ta fusë në mesin e organizatave terroriste.
XS
SM
MD
LG