Ndërlidhjet

Greqia përballet me grevën 48 orëshe për masat e kursimit


Pamje e një grafiti në qendër të Athinës
Pamje e një grafiti në qendër të Athinës
Greqia është duke u përballur me një grevë 48 orëshe, që pritet të fillojë sot, lidhur me masat e reja të kursimit.

Sistemi i transportit, përfshirë autobusët dhe trenat, pritet të ndalen së funksionuari, ndërsa edhe shumë fluturime është njoftuar se po anulohen.

Zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat do të mbyllen, ndërsa në spitale do të shërbejnë vetëm ekipet e emergjencave.

Greva vjen pas vendimit të qeverisë së vendit për t’i kërkuar parlamentin miratimin e një paktete të re të masave të shtrëngimit, në vlerë prej 13.5 miliard eurosh.

Kjo paketë parasheh shkurtime të shpenzimeve, rritje të taksave, si dhe ua lehtëson kompanive pushimin e punëtorëve nga puna.

Parlamenti pritet të votojë për këtë paketë ditën e nesërme.
XS
SM
MD
LG