Ndërlidhjet

Rriten tensionet politike në Ukrainë


Tubimi i djeshëm i opozitës ukrainase para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Tubimi i djeshëm i opozitës ukrainase para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Presionet politike janë duke u rritur në Ukrainë, pasi opozita e vendit po i shtyn përpara kërkesat e veta për një rinumërim të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të fundit paralamentare në vend, që u mbajtën muajin e kaluar.

Opozita po i akuzon zyrtarët e zgjedhjeve për mashtrim në zgjedhjet e 28 tetorit, dhe për favorizim të partisë në pushtet të presidentit, Viktor Yanukovych.

Gjatë ditës së djeshme në Kiev zyrtarët e opozitës kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të bëjnë rinumërimin e votave në 13 distrikte zgjedhore.

Zyrtarët e zgjedheve ofruan që të bëhet përsëritja e votimit në pesë nga distriktet e kërkuara.

Arseny Yatsenyuk, lider i opozitës së bashkuar, e refuzoi këtë ofertë, duke thënë se opozita dëshiron një rinumërim të votave, e jo përsëritje të zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton u bëri thirrje zyrtarëve ukrainas që t’i lëshojnë sa më shpejt rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat duhet të reflektojnë vullnetin e vërtetë të votuesve të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG