Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti amerikan zgjidhet indirekt, jo nga vota popullore


Kur amerikanët të shkojnë sot në votime për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të SHBA-së, ata nuk do ta përcaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatin që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Por, dhjetëra miliona amerikanë, që hedhin votën e tyre, do të votojnë, për formimin e “Kolegjit Zgjedhor” të përbërë nga 538 anëtarë.

Secili nga 50 shtetet dhe Uashigntoni ka një numër të caktuar të delegatëve, varësisht nga popullsia.

Kalifornia, me popullatën më të madhe i ka 55, ndërsa kryeqyteti i SHBA-së, vetëm 3.

Curtis Gans, një profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan në Uashington, shpjegon se me disa përjashtime, kandidati që fiton votën popullore në secilin shtet, i fiton edhe të gjitha votat e delegatëve të Kolegjit Zgjedhor të atij shteti.

Këta të zgjedhur paraqesin numrin e delegacionit të shtetit në Kongres, dy për senat dhe më shumë përfaqësues, dhe ata zgjidhen me metodën, fituesi i merr të gjitha votat e shtetit”, thotë Gans.

Për të fituar, një kandidati i duhen shumica e këtyre votave- 270.

Nëse Kolegji Zgjedhor është i barabartë, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të zgjedhur presidenitn e ardhshëm.

Kolegji Zgjedhor është ndërtuar në vitin 1787, nga autorët e Kushtetutës, si kompromis ndërmjet avokatëve të votimit të drejtpërdrejtë dhe atyre të cilët donin që Kongresi të zgjedhë kreun e shtetit.

Është parë si një ekuilbër që i jep sheteteve të vogla më shumë fuqi në zgjedhjet presidenciale.

Kolegji Elektoral është kundërthënës, sepse mund ta shpërblejë me presidencë ndonjë kandidat, i cili në votën kombëtare radhitet i dyti.


Rastet kundërthënëse në të kaluarën

Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në vitin 2000, kur Al Gore fitoi shumicën e votave, por jo edhe shumicën e votave te Kolegjit Elektoral. George Bush u shpall fitues, me 271 vota elektorale kundrejt 266 votave të Al Gorit

Në vitin 1876, kur kandidati republikan, Rutherford B. Hayes u zgjodh president, demokrati Samuel Tilden u bë kandidati i parë presidencial që fitoi më shumë se 50 për qind të votave popullore, por humbi në Kolegjin Zgjedhor.

Në vitin 1824, me katër kandidatë që garonin nga partia Demokratiko-Republikane, asnjë kanddiat nuk fitoi shumicën e Kolegjit Zgjedhor. Si rezultat, Dhoma e Përfaqësuesve, u thirr dhe e zgjodhi John Quincy Adams.

Hera e vetme kur Dhoma e Përfaqësuesve ka thyer votat e barabarta të Kolegjit Zgjedhor ka qenë në vitin 1800 kur numri i njëtë i të zgjedhurve votuan për Thomas Jefferson dhe Aaron Burr-in. (a.i.)


Lexoni se ç’nënkuptojnë termet e përdorura në zgjedhjet amerikane


XS
SM
MD
LG