Ndërlidhjet

logo-print

Turqia i gjykon në mungesë ushtarët izraelitë


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë turke pritet t’i gjykojë sot në mungesë disa anëtarë të ushtrisë izraelite, që akuzohen për vrasjen e nëntë njerëzve në bordin e një anije turke të ndihmave.

Anija Mavi Marmara provoi që ta thyente bllokadën izraelite për të arritur në Gaza në vitin 2010.

Izraeli e përshkruajti gjykimin si një mashtrim ligjor që synon nxitjen e propagandës anti-izraelite.

Izraeli i ka hedhur poshtë kërkesat e Turqisë, një aleat i dikurshëm, që të kërkojë falje për sulmin në anije.

Turqia gjithashtu dëshiron që Izraeli të paguajë kompensim, si një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG