Ndërlidhjet

Zyrtarët e G20 kërkojnë nga SHBA-ja veprim të shpejtë


Ministri meksikan i financave, Jose Antonio Meade dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim gjatë një konference për media në Mexico City
Ministri meksikan i financave, Jose Antonio Meade dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim gjatë një konference për media në Mexico City
Zyrtarë të Financave nga ekonomitë më të mëdha botërore kanë paralajmëruar se i ashtuquajturi “shkëmb fiskal” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënimi më i madh afat shkurtë në rritjen e ekonomisë globale.

Në përfundim të takimit dy-ditor të G20 në Mexico City, zyrtarët e financave kërkuan nga SHBA-ja që të veprojë shpejt.

Zyrtarët gjithashtu shprehën optimizëm për përmirësimin e situatës ekonomike në Evropë.

Kriza evropiane, që u shfaq para më shumë se dy vjetësh, është lehtësuar pasi Banka Qendrore Evropiane tha në shtator se është e gatshme që të blejë edhe borxhe të tjera të qeverive.
XS
SM
MD
LG