Ndërlidhjet

Një aeroplan humbë rrotën gjatë lëshimit në Vjenë


Ilustrim
Ilustrim
Një aeroplan pasagjerësh me 80 njerëz në bord u ul në mënyrë të sigurt në kryeqytetin austriak, Vjenë, pavarësisht se e kishte humbur një rrotë gjatë lëshimit.

Austrian Airlines tha se asnjë pasagjer nuk është lënduar apo rrezikuar gjatë lëshimit të aeroplanit, që u realizua pasditen e djeshme.

Kompania tha se aeoplani e kishte humbur njërën nga dy rrotat e anës së djathtë gjatë këtij incidenti.

Fluturimi realizohej nga Florenca e Italisë, për në Vjenë të Austrisë.

Aeroplani po inspektohet për shkaqet që kanë mundur të çojnë deri në humbjen e rrotës.
XS
SM
MD
LG