Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara imponojnë sanksione kundër rrjetit Haqqani


Ilustrim
Ilustrim
Një Komitet i Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar sanksione globale kundër rrjetit Haqqani, i cili operon në rajonin kufitar ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Komiteti urdhëroi 193 shtetet anëtare të OKB-së që t’i ngrijnë asetet dhe të vendosin embargo të armëve kundër këtij grupi radikal, që ka lidhje me Al-Qaedan.

Komiteti gjithashtu urdhëroi të njejtat sanksione dhe ndalesa të udhëtimit kundër afganit, Abdul Rauf Zakir, që njihet me emrin, Qari Zaqir.

Ai akuzohet se e drejton grupin e trajnimeve të rrjetit për bombarduesit vetëvrasës dhe siguron udhëzime për ndërtimin e bombave.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi dje për bllokim të aseteve të tij në SHBA dhe ndaloi çfarëdo transaksioni me të.
XS
SM
MD
LG