Ndërlidhjet

Putin shkarkon Ministrin e Mbrojtjes


Presidenti Rus, Vladimir Putin dhe ish-Ministri Rus i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov

Presidenti Rus, Vladimir Putin dhe ish-Ministri Rus i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka shkarkuar nga pozita e tij Ministrin e Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov.

Gjatë një takimi të mbajtur sot me guvernatorin e rajonit të Moskës, Sergei Shoigu, Putin tha se Shoigu do të jetë ministri i ardhshëm i Mbrojtjes i Rusisë.

Ai tha se vendimi për ta shkarkuar Serdyukovin është bazuar në nevojën e krijimit të kushteve për hetim objektiv të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Javën e kaluar, Komiteti i Hetuesisë Ruse njoftoi për nisjen e hetimeve nën akuzat për shitje joligjore të aseteve ushtarake.
XS
SM
MD
LG