Ndërlidhjet

Obama dhe Romney kërkuan votat e amerikanëve


Pamje të presidentit amerikan, Barack Obama dhe rivalit të tij republikan për president, Mitt Romney, gjatë fushatës
Pamje të presidentit amerikan, Barack Obama dhe rivalit të tij republikan për president, Mitt Romney, gjatë fushatës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i shoqëruar nga muzikanti i njohur amerikan, Bruce Springsteen, është paraqitur mbrëmë në ditën e fundit të fundit të fushatës zgjedhore në Iowa.

Ai ka thënë se në ditën e zgjedhjeve, në të gjitha shtetet e SHBA-së, do të vazhdojnë që ta bëjnë Amerikën që të ecë përpara.

“Kur ne vendosim që të bëjmë ndryshime, kur amerikanët bashkohen, vendosin që të bëjnë ndryshime, askush nuk mund të na ndalë. Neve nuk mund të na ndalin. Dhe pas gjithë asaj që kemi kaluar bashkërisht, ne nuk mund të dorëzohemi e të mos i ndryshojmë gjërat tani”, ka thënë Obama.

Para të pranishmëve ka folur edhe këngëtari i njohur, Bruce Springsteen.

“Ëndërra amerikane dhe realiteti amerikan…vota jonë nesër është mënyra e vetme, mënyra e pamohueshme që të vendosim për dallimin në këtë ekuacion”, ka thënë Springsteen.

Ndërkohë, kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, fushatën e tij e ka përmbyllur në shtetin e Ohajos.

“Mendoj se zgjedhjet vijnë deri te kjo pyetje: a dëshironi edhe katër vite të tjera sikurse ato të fundit? Apo dëshironi ndryshim të vërtetë? Presidenti Obama premtoi ndryshim, por nuk ishte në gjendje që të ofronte një gjë të tillë. Unë premtoj ndryshime dhe kam dëshmi se unë i mbaj premtimet”, ka thënë Romney para adhuruesve të Partisë Republikane.

Romney shtoi se dera është e hapur për një të ardhme të ndritur dhe se i nevojitet puna dhe ndihma e gjithësecilit, e në këtë rast, i nevojitet vota e tyre.
XS
SM
MD
LG