Ndërlidhjet

Fillon greva e përgjithshme në Greqi


Një grua kalon sot para një stacioni të zbrazët të trenave në Athinë
Një grua kalon sot para një stacioni të zbrazët të trenave në Athinë
Në Greqi, transporti publik, institucionet shëndetësore dhe shërbimet e tjera kanë ndaluar së funksionuari, për t’iu bashkuar grevës së përgjithshme 48 orëshe kundër masave të reja të kursimit.

Zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa në spitale po shërbejnë vetëm ekipet e emergjencave.

Greva vjen pas vendimit të qeverisë së vendit për t’i kërkuar parlamentin miratimin e një paktete të re të masave të shtrëngimit, në vlerë prej 13.5 miliard eurosh.

Kjo paketë parasheh shkurtime të shpenzimeve, rritje të taksave, si dhe ua lehtëson kompanive pushimin e punëtorëve nga puna.

Parlamenti pritet të votojë për këtë paketë ditën e nesërme.
XS
SM
MD
LG