Ndërlidhjet

Hapet seanca dëgjimore për ushtarin amerikan, akuzohet për masakër


Ilustrim (Një ushtar amerikan në Afganistan)

Ilustrim (Një ushtar amerikan në Afganistan)

Prokurorët i kanë thënë një gjykate amerikane ushtarake se një ushtar që akuzohet për vrasjen e 16 fshatarëve afganë ishte i “kthejllët” gjatë të shtënave në muajin mars në Kandahar.

Ata gjithashtu thanë se rreshteri i stafit të ushtrisë amerikane, Robert Bales i ka pranuar krimet.

Ai u paraqit para gjykatës, gjatë një seance të paraburgimit, për të vendosur nëse dëshiron që të përballet me një gjykatë të plotë ushtarake.

Nëse dënohet, Bales mund të përballet me dënim me vdekje.

Ai akuzohet se ka hapur zjarr ndaj civilëve në të paktën dy fshatëra në jug të Provincës së Kandaharit.Në mesin e të vrarëve ishin edhe nëntë fëmijë.

Bales përballet me 16 akuza për vrasje me paramendim dhe gjashtë akuza të tjera për tentim vrasje.

Seanca dëgjimore po mbahet në një bazë në Uashington D.C.
XS
SM
MD
LG