Ndërlidhjet

Shpërthim në afërsi të Bagdadit, të paktën 6 të vrarë


Pamje pas një shpërthimi në Irak (Arkiv)
Pamje pas një shpërthimi në Irak (Arkiv)
Zyrtarët irakianë dhe mjekësorë njoftojnë se një veturë bombë ka shpërthyer në afërsi të një baze ushtarake në veri të Bagdadit.

Sulmi i sotëm la të vrarë të paktën gjashtë njerëz dhe të lënduar më shumë se 20 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në mesditë, në një bazë në Taji, rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti.

Mjekët thonë se të paktën tre nga të vrarët janë ushtarë. Sulme të tilla me bombë janë të shpeshta në Irak.

Shpërthimi i sotëm është i dyti brenda 24 orëve, që ka për shënjestër ushtarët e bazës ushtarake në Tajik.

Edhe gjatë ditës së djeshme një veturë bombë shpërtheu në afërsi të zonës së Tajikut, duke lënë të lënduar tetë njerëz.
XS
SM
MD
LG