Ndërlidhjet

Izraeli planifikon të ndërtojë shtëpi në Bregun Perëndimor


Pamje të fshatit Nabi Saleh,
Pamje të fshatit Nabi Saleh,
Izraeli thotë se dëshiron të ndërtojë 1,213 shtëpi në Jerusalemin Lindor dhe 72 të tjera në Bregun Perëndimor.

Administrata e Pronave e Izraelit publikoi dje një shpallje përmes së cilës fton ofertat e kontraktorëve për të ndërtuar në Ramot dhe Pisgat Zeev, vendbanime urbane që Izraeli i ka shpallur si pjesë të Jerusalemit.

Palestinezët duan që të krijojnë një shtet në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetit të këtij shteti.

Plani për ndërtimin e këtyre shtëpive në këto zona është një prej çështjeve më të diskutueshme në bisedimet paqësore ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Palestinezët thonë se nuk duan bisedime përderisa Izraeli vazhdon të ndërtojë në tokën ku ata dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm.

Ndërsa Izraeli thotë se dëshrion negociata, por pa parakushte.

Komuniteti Ndërkombëtar i konsideron këto ndërtime si shkelje të ligjit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG